A mund të ndihmojë dieta për të pasur vithe më të forta, më të formuara dhe më të tonifikuara? Kjo është një pyetje që shumë e bëjnë, dhe së fundmi 'Vogue USA' ka prezantuar konceptin e ri të ashtuquajtur “glute diet”, një mënyrë ushqyerjeje që jo vetëm synon përmirësimin e formës së vitheve, por edhe shëndetin e përgjithshëm, hidratimin dhe cilësinë e lëkurës.

Sekreti? Një fokus i qartë te proteina e pastër, ushqime të pasura me vitaminë C (si luleshtrydhet dhe kivi), ushqime me magnez dhe kalium (si spinaqi, banania dhe avokadoja), yndyrna të shëndetshme dhe antioksidantë si perimet me gjethe jeshile dhe frutat e pyllit.

Megjithatë, siç sqaron doktoresha Carmela Pisano, eksperte e ushqyerjes dhe themeluese e Clinica Acaia, “asnjë dietë, sado e mirë, nuk mund të ndërtojë muskuj pa stërvitje. Pa ushtrime të fokusuara si squats, hip thrust apo lunges, nuk ka rezultat.”

Stërvitja + dieta = kombinimi fitues
Sipas saj, plani më efektiv është ai që bashkon:

-Ushqim të pasur me proteina me vlerë të lartë biologjike
-Sasi të mjaftueshme energjie për të mbështetur rritjen muskulore dhe rikuperimin

Një nga gabimet më të zakonshme? Dietat shumë të kufizuara. “Shumë gra hanë shumë pak nga frika se do shëndoshen, por kështu vetëm humbasin masë muskulore. Vithet janë muskul, dhe për të ndërtuar muskuj, duhet karburant,” – thekson Pisano.

Cilat ushqime ndihmojnë konkretisht për vithe më të forta?
Proteina cilësore: vezë, peshk i yndyrshëm, mish pule, bishtajore të kombinuara me drithëra integrale
Karbohidrate të zgjuara: patate të ëmbla, oriz basmati, tërshërë
Yndyrna të shëndetshme: avokado, arra, fara chia ose liri, vaj ulliri ekstra i virgjër, peshk yndyror
Këto ndihmojnë në uljen e yndyrës inflamatore që shpesh mbulon muskujt e formuar.

Nëse ushtrohesh shumë? Kujdes me kohën e vakteve

Nëse ke një regjim të rregullt stërvitjeje:

-Një snack i vogël me proteina para dhe pas stërvitjes ndihmon në ndërtimin e muskujve
-Pas stërvitjes, kombinimi i proteinave dhe karbohidrateve me indeks të mesëm glicemik (p.sh. një smoothie me fruta dhe galleta orizi) përshpejton rikuperimin dhe rritjen muskulore

A duhen suplemente?
Varet. Ja çfarë rekomandon ekspertja:

Kreatina: rrit forcën dhe performancën muskulore, edhe te gratë
Omega-3: reduktojnë inflamacionin, ndihmojnë metabolizmin
Kolagjeni: nuk ndërton muskuj, por ndihmon në elasticitetin e lëkurës
Suplemente të dobishme, por nuk zëvendësojnë një dietë të plotë.

Përfundimi: A është dieta 80% e suksesit për vithet?
Jo, është thjesht një mit. “Pa aktivizim muskulor, asgjë nuk ndërtohet. Por pa një ushqyerje të zgjuar, edhe stërvitja më e mirë mbetet një potencial i papërdorur. Balancë, qëndrueshmëri dhe personalizim, ky është çelësi,” përfundon Pisano.

Pra, një vithe e tonifikuar fillon në kuzhinë, por përfundon në palestër.