Pas një periudhe larg vëmendjes mediatike, fituesi i Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, është rikthyer në qendër të lajmeve dhe këtë herë jo për një projekt të ri televiziv. Emri i tij po qarkullon kudo online, pas publikimit të disa pamjeve që kanë ngritur shumë pikëpyetje në rrjete sociale.

Në fotot e shpërndara së fundmi nga 'Prive', Lumbardhi shihet në shoqërinë e këngëtares së njohur Semi Jaupaj. Të dy duken tepër të afërt, duke kaluar momente romantike e çaste të ngrohta bashkë, çka ka mjaftuar që fansat të ndezin spekulimet e një romance të mundshme.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar apo konfirmuar ndonjë raport më shumë se miqësor, komentet dhe aludimet nuk kanë munguar.