Ledri Vula ka qenë gjithmonë fans i të mbajturit privat të asaj që publiku do më shumë të dijë jetën e tij sentimentale. Por vitet e fundit nuk ia ka dalë të jetë aq hermetik sa (ndoshta) do dëshironte. Para disa muajve, u vendos në qendër të vëmendjes për marrëdhënien me Rina Zaitit, e cila, me sa duket, ka marrë fund përpara se të kishte një fillim zyrtar.

Fill pas ndarjes me Sara Hoxhën, në mediat sociale qarkulluan fotot e Ledrit me Rinën, herë me pushime në jug të vendit, e herë jashtë Shqipërisë.

Sot, një vizitë e thjeshtë në profilin e tyre në Instagram mjafton për të vënë re se Ledri dhe Rina nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Dhe siç e dimë, jetojmë në kohët kur “Unfollow”-i është sinjali më i qartë i një marrëdhënieje të ndërprerë.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht dhe në këto kushte nuk dihet nëse bëhet fjalë për një flirt veror që s’u konkretizua, një njohje që nuk shkoi më tej, apo një ndarje e heshtur pas një afërsie të shkurtër. 

Kohët e fundit, Ledri është komentuar shumë për një romancë me Xhensila Myrtezajn që ai vetë e ka mohuar duke deklaruar se nuk mund të krijojnë lidhje thjesht për klikime.