Aktori i njohur i humorit dhe kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, ka pranuar publikisht në emisionin “Goca & Gra” se ka kryer disa ndërhyrje estetike.
“Po, kam bërë hundën dhe veshët,” u shpreh ai, duke shtuar se ndonjëherë edhe personazhet publikë kanë nevojë për disa përmirësime fizike. Por ajo që nuk ka kaluar pa koment janë thashethemet për buzët e tij. “Ka nga ata që thonë ‘ky ka bërë buzët’, por jo, nuk i kam të bëra,” tha Isai me një buzëqeshje të qetë.
Megjithatë, moderatorja Gerta Gixhari nuk u bind plotësisht nga kjo deklaratë. Ajo iu afrua aktorit, i preku buzën dhe tha me humor: “Buzën poshtë e ke të bërë, kurse lart jo!”
Momenti shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa Erioni zgjodhi të mos e kundërshtojë me ngulm, duke e lënë gjithçka të hapur për interpretim.