Pas zhurmës që shkaktoi me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP dhe veçanërisht pas episodit të diskutueshëm me Gjestin, Jozi Marku ka zgjedhur të mos heshtë. Madje, po tregohet më aktiv se kurrë, si në rrjete sociale, ashtu edhe në skenë.

Ai ka bërë një sesion me pyetje-përgjigje me ndjekësit e tij, ku një ndjekës i kujtoi një deklaratë të fundit të Ledri Vulës, ku ai shprehej i gatshëm për të bashkëpunuar me Gjestin, por jo me Jozin. 

“Kingjat në tufë, luani vetëm në fron”, shkroi Jozi në një story në Instagram.