Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ëmbël dhe krenarie: vajza e saj, Nina, ka përfunduar me sukses vitin parashkollor. Por, përveç gëzimit të arritjes së vogëlushes, një detaj tjetër nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Në postimin e saj në rrjete sociale, Arbenita zbuloi se Nina tashmë mban mbiemrin “Ismajli” dhe jo atë të Feros.
Fero dhe Arbenita janë në një proces të gjatë gjyqësor që është shoqëruar me deklarata të forta nga reperi shpeshherë.