View this post on Instagram
Bra-vo!
Të gjitha sytë ishin mbi Kylie Jenner teksa mbërrinte në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, të premten. Ylli zgjodhi një fustan të ngushtë sateni me korse nga stilistja turke Dilara Findikoglu, me të cilën ka bashkëpunuar së fundmi për koleksionin e markës së saj të modës, Khy.
Kylie u fotografua duke dalë nga hoteli “Gritti Palace” bashkë me motrën e saj, Kendall Jenner, ndërsa fustani i saj personalizuar binte menjëherë në sy: bust korse, fjongo të zeza të vogla mbi supe dhe një fund i ngushtë me lidhëse përpara që tregonte linjat e saj.
Disa ndjekës në rrjete sociale e kritikuan për faktin që ngjyra e fustanit dukej tepër afër të bardhës së nuses, por një përfaqësues i markës Dilara Findikoglu konfirmoi për Page Six Style se fustani është në fakt “blu akull”, jo bezhë.
Për aksesorë, Kylie kishte zgjedhur vathë të mëdhenj me diamant 33 karatësh në prerje Asscher dhe një unazë diamanti 25 karatësh nga Lorraine Schwartz. Flokët i kishte kapur në një topuz të çrregullt.
View this post on Instagram