Ndërkohë që Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po kurorëzonin dashurinë e tyre në një prej dasmave më të komentuara të vitit, duket se jo çdo çift i pranishëm po kalonte një fundjavë romantike. Kris Jenner dhe partneri i saj, Corey Gamble, janë kapur në një moment tensioni në dalje të dasmës në Venecia, sipas një videoje të siguruar nga Daily Mail.
Sipas lexueses së buzëve, Nicola Hickling, debati i supozuar nisi për një kërkesë të qartë nga ana e momager-es së njohur: ajo donte të udhëtonte e vetme në një taksi uji, larg të ftuarve të tjerë.
Në pamjet e publikuara, Jenner shihet duke hyrë në taksi ujore, ndërsa Gamble e ndjek pas. Hickling pretendon se Corey i tha një portieri:
“Jemi të lumtur të udhëtojmë vetëm. Është ajo që Kris dëshiron.”
Por mesa duket, kjo nuk mjaftoi. Kris ndërhyri:
“Çfarë po bën? Duhet të flasësh? Të kam thënë... për hir të Zotit... dua të udhëtoj vetëm,” u shpreh ajo sipas lexueses së buzëve.
Corey u detyrua të dilte nga taksia për të konfirmuar me stafin që do të udhëtonin të vetëm, përpara se t’i bashkohej sërish Kris-it.
Megjithë tensionin me partnerin, Jenner ruajti mirësjelljen me stafin, duke i thënë Corey-t që t’i transmetonte portierëve një “faleminderit”, pasi i dhanë një pecetë për t’u fshirë.
Jenner dhe Gamble mbërritën në Venecia të enjten, së bashku me Kim dhe Khloé Kardashian, si dhe Kylie dhe Kendall Jenner. Por, sipas një burimi për Page Six, fillimisht ishin ftuar vetëm Kim dhe Kris.
Më pas, Kris kërkoi nga nusja, Lauren Sánchez, që të ftonte dhe tri vajzat e tjera kërkesë që, sipas burimeve, u pranua gjatë festës së beqarisë në Paris.