Dasma tre-ditore e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez padyshim që ka bërë bujë në mbarë botën dhe nuk po flasim vetëm për fustanin e mëndafshtë me pupla të Oprah-ës, që ajo zgjodhi për finalen me temë pizhamesh të çiftit.
Por nëse jeni sadopak kureshtarë për të zbuluar se ku vendosi të qëndronte një nga njerëzit më të pasur në botë me bashkëshorten e tij të ardhshme gjatë një prej eventeve më të përfolura të vitit, përgjigjja është: Aman Venice.
E vendosur në një pallat madhështor të shekullit të 16-të përgjatë Grand Canal-it, Aman Venice nuk është thjesht një hotel është një përvojë. Me një hyrje të fshehur përmes një moli privat dhe një kopsht sekret, ky vend magjepsës është krijuar për të ofruar luks absolut dhe intimitet të pakrahasueshëm për mysafirët e tij të veçantë.
Pikërisht këto karakteristika e kanë bërë Aman Venice destinacionin e preferuar për personazhet më të njohur të globit. George dhe Amal Clooney gjithashtu zgjodhën këtë vend për dasmën e tyre në vitin 2014.