Pas javësh të tëra spekulimesh dhe fotove që ndezën rrjetin, Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të thyejë heshtjen.
I ftuar në emisionin “Studio A”, Lumbardhi reagoi për herë të parë ndaj lajmeve që e lidhnin në një marrëdhënie dashurie me këngëtaren e njohur Semi Jaupaj, duke i quajtur ato “të pavërteta” dhe duke sqaruar qartë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi.
“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë,” – deklaroi ai.
Zërat për një lidhje të mundshme mes dyshes nisën pas disa fotove të publikuara nga 'Prive', ku Lumbardhi dhe Semi shfaqeshin së bashku, të buzëqeshur dhe në momente hot.