Eva Longoria mungoi në dasmën e shumëpërfolur të mikeshës së saj të vjetër, Lauren Sánchez, me Jeff Bezos dhe Page Six konfirmon se arsyeja është profesionale: aktorja po xhiron serialin e saj të ri për CNN, “Eva Longoria: Searching for France.”
Por kjo nuk është gjithçka. Burime pranë aktores kanë bërë me dije gjithashtu se bashkëshorti i saj, José Bastón, ka kryer së fundmi një operacion në shpatull.
Ndërsa dasma tre-ditore në Venecia, që thuhet të ketë kushtuar rreth 50 milionë dollarë, bëri bujë në mediat ndërkombëtare gjatë fundjavës, Longoria dhe Bastón, me dorën e lidhur pas ndërhyrjes, u fotografuan duke shijuar një ditë në plazh në Marbella, Spanjë. Kjo bëri që shumë të aludojnë për një krisje në marrëdhënien mes saj dhe nuses.
Por burime të Page Six konfirmojnë se nuk ka asnjë tension mes Longoria-s dhe Sánchez, të cilat kanë ruajtur miqësinë e tyre të ngushtë ndër vite. Eva gjithashtu ka një rezidencë në Marbella, ku po qëndron aktualisht.
Edhe pse nuk ishte e pranishme në dasmë, Longoria e ka mbështetur mikeshën e saj publikisht. Ajo ishte ndër fytyrat e njohura që mori pjesë në festën e beqarisë së Sánchez në Paris, vetëm një muaj më parë, bashkë me Kim Kardashian, Kris Jenner dhe Katy Perry.