Kjo ishte përgjigjja që fansat po prisnin!
A$AP Rocky, i emocionuar për zgjerimin e familjes, mund të ketë zbuluar pa dashje gjininë e bebit të tretë që pret me partneren e tij, Rihanna.
Teksa po jepte një intervistë në premierën e filmit “Smurfs” në Belgjikë të shtunën, një gazetare e Entertainment Tonight i tha:
“A është kjo vajza që ke pritur kaq gjatë?”
Reperi 36-vjeçar u përgjigj menjëherë: “Po, njeri. Po.”
Më pas, ngriti lart një kukull të vogël Smurfette dhe shtoi me të qeshur:
“Ja ku e ke. E kupton, apo jo? Ja ku është.”
Fansat në rrjetet sociale shpërthyen në spekulime, duke u shprehur se ai “e dha të gjithë informacionin” dhe duke komentuar:
“ËSHTË VAJZË!”
Rihanna dhe Rocky janë prindër të dy djemve: RZA, 3 vjeç dhe Riot, 1 vjeç.
Kur gazetarja insistoi se e dinte mirë se çfarë po e pyeste, Rocky vetëm qeshi, pa dhënë më shumë hollësi, por duket se dëshira për një vajzë është e madhe.
Dhe nuk është hera e parë që përflitet kjo: në një intervistë për Interview Magazine në prill 2024, Rihanna u shpreh:
“Do të provojmë për një vajzë, por nëse del përsëri djalë, është djalë!”
Këngëtarja e “Umbrella” konfirmoi në maj se është shtatzënë për herë të tretë, duke e bërë publike barkun e rrumbullakosur në Met Gala 2025. Që nga ajo kohë, ajo ka shkëlqyer në çdo dalje publike.