Në një kohë kur pop-up-et e luksit po shfaqen në çdo cep të rivierave më të njohura, ALO, marka e njohur e athleisure-it me origjinë nga Los Angeles, ka sjellë një përvojë unike në Mandarin Oriental, Bodrum: ALO Beach Club.

Ky bashkëpunim ekskluziv transformon plazhin privat të resortit në një oaz të mirëqenies dhe stilit minimalist. Ambienti është i kuruar me materiale natyrale dru të vendit, liri të butë dhe detaje organike duke krijuar një hapësirë që frymëzon qetësi dhe elegancë.

Aty, mysafirët mund të shijojnë kokos të freskët të markuar nga Alo, ndërsa relaksohen nën hijen e palmave, përpara se të marrin pjesë në sesione të drejtuara nga instruktorë ndërkombëtarë të Alo-s: yoga në lindje të diellit, meditim, sound healing, dhe pilates.

ALO Beach Club nuk është thjesht një destinacion veror është një kombinim perfekt i luksit, shëndetit dhe estetikës bashkëkohore. Në një verë ku mirëqenia është prioritet, Alo ka vendosur standardin e ri për mënyrën si duhet të duket dhe ndihet “hot girl summer”.