Krijuesi britanik Craig Green, i njohur për vizionin e tij avangard dhe siluetat konceptuale, ka zgjeruar territorin e tij kreativ duke sjellë një koleksion syzesh që ka marrë vëmendjen e të gjithëve në pasarelat më të mëdha të modës. Linja e re e Craig Green Eyewear nuk është thjesht një aksesor është një deklaratë stili që sfidon normat tradicionale të dizajnit dhe i jep identitet të fortë çdo veshjeje.
Pjesëmarrja e Craig Green Eyewear në pasarelë ishte një sukses i jashtëzakonshëm, me kritika pozitive nga ekspertët e industrisë dhe mediat e modës. Syzet dominuan skenën, duke theksuar edhe një herë aftësinë e Green për të krijuar jo vetëm veshje, por edhe univers artistik brenda modës.