Në një intervistë të rrallë për revistën 'Glamour', avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, rrëfeu më shumë se zakonisht për jetën e saj private dhe raportin e jashtëzakonshëm me bashkëshortin, George Clooney.
“Kam një partner në jetë që më mbështet pa kushte në gjithçka që bëj. Falë tij, nuk ndjej nevojën të kërkoj falje për pasionin tim apo të kufizoj veten,” tha ajo, duke theksuar se roli i George në jetën e saj nuk është thjesht emocional, por edhe praktik.
Çifti, që u martua në një ceremoni glamuroze në Venecia në vitin 2014, janë prindër të binjakëve Alexander dhe Ella, të cilët tani janë 8 vjeç. Amal kujton me dashuri momentet e para të mëmësisë dhe rolin vendimtar të George në ato ditë:
“Mbaj mend kur sapo isha bërë nënë dhe më duhej të mbaja një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. George ishte i pari që më tha: ‘Ti shko, unë kujdesem për fëmijët. Mos u shqetëso për asgjë.’”
“E ndjej veten jashtëzakonisht me fat që ndaj çdo ditë me të. Dhe tani jemi katër. Nuk marr asgjë të mirëqenë. E çmoj çdo të qeshur, çdo çast gëzimi me familjen time.”
Pavarësisht famës së George, Amal thekson se mbrojtja e privatësisë së fëmijëve ka qenë gjithmonë prioritet:
“Të qenurit prind e bën më të ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve nga jashtë. Bëjmë çmos që ndikimi ndaj fëmijëve të jetë minimal. Nuk kemi publikuar kurrë një foto të tyre dhe as nuk do ta bëjmë.”
George, nga ana tjetër, ka bërë bujë kohët e fundit duke deklaruar në një intervistë për “CBS Mornings” se ai dhe Amal nuk janë zënë kurrë në mbi një dekadë martesë. “Po përpiqemi të gjejmë ndonjë arsye për t’u grindur, por ende nuk kemi gjetur!” tha aktori me humor.