Superylli brazilian i futbollit, Neymar, ka mirëpritur fëmijën e tij të katërt. Në orët e para të 5 korrikut 2025, partnerja e tij Bruna Biancardi solli në jetë një vajzë të shëndetshme, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Mel.

Bruna, tashmë nënë për herë të dytë, ndau lajmin me ndjekësit përmes një postimi të ndjerë në Instagram:

“Mel-i ynë ka mbërritur, për të plotësuar dhe ëmbëlsuar edhe më shumë jetët tona! Mirë se erdhe, bijë! Zoti të bekoftë dhe të të mbrojë nga çdo e keqe! Me padurim presim ta jetojmë këtë kapitull të ri me ty. Të duam!” – shkroi ajo, krahas fotove të para familjare.

Neymar, i cili këtë vit është rikthyer të luajë në Brazil me ekipin e Santos, do të jetë pranë për të përjetuar nga afër emocionet e kësaj etape të re në jetën e tij.

Mel është fëmija i katërt i Neymarit. Ai është baba i Davi Lucca-s, djali i tij i madh nga lidhja me Carolina Dantas, dhe ka gjithashtu një vajzë, Mavie, me Bruna Biancardin. Ndërkohë, një tjetër vajzë me të njëjtin emër, Mavie, është fryt i një lidhjeje të mëparshme me Amanda Kimberly.