Sot mund të duket e pabesueshme, por deri në mesin e shekullit të kaluar, ishte krejtësisht e zakonshme që fëmijët francezë madje edhe ata në shkollat fillore të konsumonin verë, birrë gjatë vakteve shkollore. Ky zakon i rrënjosur thellë në kulturën franceze ka qenë pjesë e përditshmërisë për dekada me radhë.
Në Francën tradicionale, vera nuk shihej si diçka e ndaluar për fëmijët. Përkundrazi, ajo konsiderohej një pjesë normale e ushqyerjes. Prindërit dhe mësuesit shpesh e shikonin konsumin e moderuar të verës si mënyrë për t’u mësuar fëmijëve përgjegjësinë dhe vetëkontrollin që në moshë të re.
Në shumë shkolla, drekës së përditshme i bashkëngjitej një gotë e vogël vere apo birrë me përqindje të ulët alkooli. Shumë fotografi dhe dëshmi të kohës tregojnë fëmijë të ulur në mensa shkollore me gotat përpara, pa asnjë ndjesi ndalim apo ndëshkim.
Në vitet 1950 dhe 1960, filluan të ndjeheshin ndryshimet. Përmirësimi i njohurive shkencore mbi shëndetin, rritja e ndërgjegjësimit për pasojat e konsumit të alkoolit në organizmin e fëmijëve dhe presioni ndërkombëtar ndikuan në politikëbërjen franceze.
Ligjet gradualisht filluan të kufizonin konsumin e alkoolit në shkolla. Në vitin 1956 u vendosën kufizime të para për fëmijët më të vegjël, ndërsa në vitin 1981 një dekret zyrtar ndaloi plotësisht shërbimin e pijeve alkoolike në të gjitha shkollat publike franceze.