“Thonë se NJERIU VDES DY HERË. Herën e parë kur ndalon së marri frymë dhe herën e dytë, pak më vonë, kur dikush thotë emrin tënd për herë të fundit.” - Banksy

“Krimet më të mëdha në botë nuk kryhen nga njerëzit që thyejnë rregullat, por nga njerëzit që ndjekin rregullat. JANË NJERËZIT QË NDJEKIN RREGULLAT ATA QË HEDHIN BOMBA dhe që masakrojnë fshtrat.” – Banksy

“ARTI DUHET TË NGUSHËLLOJË TË SHQETËSUARIT dhe të shqetësojë të rehatuarit.” - Banksy

“NJË MUR ËSHTË NJË ARMË SHUMË E MADHE. Është një nga gjërat më të këqia me të cilën mund të godasësh dikë.” – Banksy

“Unë dëshiroja të nxirrja në pah shkatërrimin në Gaza duke publikuar fotografi në faqen time të internetit, por NJERËZIT NË INTERNET SHOHIN VETËM FOTOGRAFI KOTELESH.” - Banksy

“BOTA E ARTIT ËSHTË SHAKAJA MË E MADHE. Ajo është një azil për të mbiprivilegjuarit, ata me pretendime, dhe të dobtit. Dhe arti modern është një turp – kurrë nuk kanë përdorur kaq shumë njerëz, kaq shumë gjëra dhe kaq shumë kohë PËR TË THËNËN KAQ PAK.” - Banksy

“Stacionet e autobuzëve janë vende shumë më interesante dhe të dobishme për art se muzetë.” - Banksy

“Artistët e këqinj imitojnë, ARTISTËT E MËDHENJ VJEDHIN.” - Banksy

Photo Credit: Spencer Platt / Staff

Source: Getty Images North America