1
“Piktura është vetzbulim. ÇDO ARTIST I MIRË PIKTURON ATË QË ËSHTË.” - Jackson Pollock
2
“Nëse njerëzit thjesht do të shihnin pikturat, nuk mendoj se ata do të kishin ndonjë problem për t’i shijuar ato. Është si të shohësh një shtrat me lule, nuk është se ti do shkulësh flokët nga kjo.” - Jackson Pollock
3
“ART do të thotë të jesh BALLË PËR BALLË ME VETVETEN.” - Jackson Pollock
4
“SEKRETI I SUKSESIT ËSHTË...të jesh plotësisht i vetëdijshëm për vetveten.” - Jackson Pollock
5
“Piktura abstrakte është abstrakte. Ajo përballet me ty. Dikur ishte një kritik i cili shkroi se PIKTURAT E MIA NUK KANË AS FILLIM DHE AS FUND. Ai nuk e tha për kompliment, po ja që e tillë ishte.” - Jackson Pollock
6
“Nuk ka aksidente, ashtu siç NUK KA AS FILLIM DHE AS FUND.” - Jackson Pollock
7
“KUR UNË JAM NË NJË PIKTURË, UNË NUK JAM I VETËDIJSHËM SE ÇFARË PO BËJ. Vetëm pas një farë periudhe njohjeje arrij të shoh se çfarë kam bërë. Unë nuk kam frikë të bëj ndryshime, ta shkatërroj një imazh, etj., sepse piktura ka jetën e vet. Unë e lë që të ndodhë. Vetëm kur humbas lidhjen me pikturën që ajo rezulton në një lëmsh. Përndryshe ka vetëm harmoni të pastër, një dhënie-marrje e lehtë, dhe piktura del mirë.” - Jackson Pollock
8
“Të pikturosh nuk përbën asnjë problem. Problemi është se çfarë të bësh kur nuk po pikturon.” - Jackson Pollock
9
“ARTISTI MODERN PO JETON NË NJË EPOKË MEKANIKE dhe ne kemi mjete mekanike të objekteve përfaqësuese në natyrë të tilla si kamera dhe fotografia. Artisti modern, më duket mua, po punon dhe shpreh një botë të brendshme, me fjalë të tjera, DUKE SHPREHUR ENERGJINË, LËVIZJEN DHE FORCA TË TJERA TË BRENDSHME.” - Jackson Pollock
10
“NJË TELAJO ËSHTË NJË ARENË VEPRIMI.” - Jackson Pollock
11
“ARTISTI MODERN PO PUNON ME HAPËSIRËN DHE KOHËN, duke i shprehur ndjenjat e tij dhe jo duke i ilustruar ato.” - Jackson Pollock
12
“Unë nuk pikturoj natyrën. UNË JAM NATYRA.” - Jackson Pollock
13
“UNË DUA T’I SHPREH NDJENJAT E MIA dhe jo t’i ilustroj ato.” - Jackson Pollock
14
“Ti nuk mund të mësosh teknikat dhe më pas të përpiqesh të bëhesh një piktor. TEKNIKAT JANË NJË REZULTAT.” - Jackson Pollock
15
“Piktori modern nuk mund ta shprehë këtë epokë, aeroplanin, bombën atomike, radion, format e vjetra të Rilindjes apo ndonjë kulturë të kaluar. Çdo epokë gjen teknikën e vet.” - Jackson Pollock
Photo Credit: Carl Court / Staff
Source: Getty Images Europe