Thashethemet rreth martesës së Justin dhe Hailey Bieber nuk janë diçka e re. Me shpërthime publike, lapsuse në Instagram nga ana e Justin-it dhe daljet e fundit të Hailey-t pa unazë, zërat për vështirësi në çift vazhdojnë të qarkullojnë me intensitet.

Mes gjithë këtyre spekulimeve, Justin ka zgjedhur të reagojë sërish në Instagram, këtë herë për të shprehur dashurinë e tij.

“Përgjithmonë dhe gjithmonë,” shkruan ai në një postim ku ndan disa foto ku shfaqet i përqafuar me Hailey-n.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

Kjo vjen vetëm pak javë pas një raporti ku thuhej se Hailey ndjehej e lodhur dhe e zhgënjyer nga sjellja e Justin-it, sidomos për shkak të pranisë së tij problematike online, përfshirë një video të vitit 2020 që është rikthyer në qarkullim, ku ai i drejton kamerën Hailey-t dhe thotë: “Po të mos ishe kaq seksi, do të të kisha lënë me kohë.”

Burime pranë çiftit tregojnë se Hailey “ndjehet shumë e ezauruar për momentin.”

Të njëjtat burime theksojnë se, pavarësisht frustrimeve dhe ndjesisë se “ajo është e vetmja që po mban familjen të bashkuar”, gjasat për një ndarje janë të vogla për shkak të besimit të thellë fetar që ndajnë dhe vendosmërisë për ta përballuar çdo sfidë së bashku.

“Ata besojnë se janë shpirtra binjakë dhe të destinuar për njëri-tjetrin,” thuhet në raport.

Nëse postimi i fundit i Justin-it është ndonjë tregues, atëherë ndoshta ky besim është real: ata vijojnë të paraqiten të bashkuar në publik. Në maj të këtij viti, edhe Hailey iu përgjigj thashethemeve me një deklaratë thumbuese:

“Do të mendoje që pasi ke një fëmijë, njerëzit do të pushonin… por jo. Kështu që, duket se këto bitches do të vazhdojnë të jenë të acaruara,” është shprehur ajo.

Çifti ka gati shtatë vite të martuar dhe rinovoi betimet e martesës në maj të 2024-ës. Në gusht të po atij viti, Hailey solli në jetë djalin e tyre, Jack Blues Bieber.

Duket se, pavarësisht gjithçkaje, ata janë të vendosur të qëndrojnë të fortë.