Pas qëndrimit të tyre në Venecia si të ftuara në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, Kylie dhe Kendall Jenner kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut këtë herë me dy pamje krejt të papritura për kontekstin. Kush do ta kishte menduar se pikërisht ato, me trupin e tyre të tonifikuar që shpesh e ekspozojnë para kamerave, do të rikthenin trendin e larjes me rroba?

Megjithatë, në valën e tendencës “beachwear për jashtë ujit”, gjithçka lejohet sidomos kur ka arsye të forta.

1. “Out of water” për arsye shëndetësore?
Ndoshta, në vend të zakonit italian për të ndenjur me bikini gjithë ditën, Kylie dhe Kendall kanë zgjedhur një stil më të mbuluar për të mbrojtur lëkurën nga dielli. Në plazhin “Lou Lou Beach Club” në Saint-Tropez, të dyja janë fotografuar me veshje të lehta që u kombinonin perfekt me bikini-t e tyre. Kendall kishte zgjedhur një fustan të zi transparent me pika të bardha, që tregonte edhe bikini-n trekëndësh poshtë. Ndërsa Kylie zgjodhi një minifund të bardhë me bel të ulët, në stil pareo, që e kishte kombinuar me një trikini minimalist të bardhë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anastasia Karanikolaou (@staskaranikolaou)

2. Një shprehje stilistike me ndikime nga e kaluara?
Sot, çdo veshje është një strategji për më shumë pëlqime e komente në Instagram. Me mbi 393 milionë ndjekës për Kylie dhe 286 milionë për Kendall, çdo paraqitje e tyre është e kalkuluar. Tendencat më të pazakonta nuk i trembin, madje i përqafojnë kush mund ta harrojë Kendall në Louvre pa taka?

Trendit të “jashtë ujit” i janë bashkuar edhe miket e tyre, por ka diçka që të rikthen pas në kohë. A janë këto pamje një version modern i fustaneve të gjata të banjës nga shekulli XIX? Në atë periudhë, gratë nuk lejohej të zhvisheshin për të hyrë në ujë. Vetëm pas shpikjes së bikini-t në vitin 1946 nga stilisti francez Louis Réard, nisi revolucioni i vërtetë në veshjen e plazhit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie Jenner Fan Page (@kyliesunivera)

3. Apo ndoshta një mënyrë për të ruajtur privatësinë?
Parimi “Trupi im, zgjedhja ime” duket se është në qendër të këtij vendimi. Me gjithë vëmendjen që u kushtohet gjithmonë formave të tyre perfekte, ndoshta për një herë, Kylie dhe Kendall kanë zgjedhur të mos i ekspozojnë plotësisht trupat e tyre. Dhe kush mund t’i fajësojë për këtë?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DEVON CARLSON???? (@devonleecarlson)