Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu. Trupa gjykuese ka vendosur që Salianji të lirohet, pasi raporti i shërbimit të provës për Salianjin ka dal pozitiv. Në seancë edhe prokurori ka dhënë dakordësinë që Salianji të dalë nga burgu. 

Pas daljes nga gjykata, pas marrjes së vendimit të togave të zeza për lirimin e tij me kusht, ai foli shkurtimisht për medait.

“Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji.

Më pas, i shoqëruar nga efektivët, iu drejtua furgonit të policisë.

Salianji u dënua me një vit burg për dosjen "Babale". Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.