Vetëm pak ditë pas konfirmimit të ndarjes së tyre pas nëntë vitesh lidhje, Katy Perry dhe Orlando Bloom janë fotografuar sërish së bashku, dhe jo në një vend dosido, por duke pushuar në jahtin 500 milionë dollarësh të Jeff Bezos në bregdetin e bukur të Amalfit. Ndonëse kanë deklaruar zyrtarisht ndarjen, pamjet kanë ngjallur dyshime se mes tyre mund të ketë ende ndjenja.
Ish-çifti po kalon kohë me vajzën e tyre 4-vjeçare, Daisy Dove Bloom, në një atmosferë familjare mbi jahtin “Koru” të Bezos, duke lënë të kuptohet se për ta, bashkëprindërimi mund të jetë edhe i tillë.
Në një dalje publike në Capri, Katy shihej me bikini të zezë, ndërsa Orlando kishte veshur pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë. Të dy u panë duke shëtitur përgjatë marinës me vogëlushen e tyre në duar dhe duke shijuar akullore.
View this post on Instagram
Deklarata e përbashkët e çiftit, e publikuar më 3 korrik, theksoi se marrëdhënia po evoluon drejt bashkëprindërimit:
“Për shkak të interesit të madh rreth marrëdhënies së tyre, përfaqësuesit e Orlando dhe Katy konfirmojnë se prej muajsh ata janë përqendruar tek roli si prindër. Do të vijojnë të shfaqen së bashku si familje, pasi përparësia e tyre e përbashkët mbetet rritja e Daisy-t me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë.”
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për revistën People se lidhja kishte nisur të krisej muajt e fundit dhe se rikthimi ishte pak i mundshëm:
“U desh një pikë ku kuptuan se nuk mund të riktheheshin më në një marrëdhënie të shëndetshme,” tha një burim.
Megjithatë, nuk është hera e parë që Katy dhe Orlando udhëtojnë me Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez. Në vitin 2023, ata u panë së bashku me Usher në Dubrovnik, pak pas fejesës së çiftit miliarder. Edhe këtë herë, pushimet luksoze janë dëshmi e faktit se, ndonëse të ndarë si çift, ata mbeten të pandarë si familje.
Në dasmën madhështore të Bezos në Venecia, në fund të qershorit, Bloom mori pjesë i vetëm dhe u pa në shoqërinë e Kim Kardashian, Sydney Sweeney dhe Kris Jenner, ndërsa Perry ndodhej në turneun e saj ndërkombëtar “Lifetimes Tour”. Disa burime sugjeruan se këngëtarja nuk ishte e kënaqur me praninë e Orlando-s në dasmë, sidomos për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me çiftin Bezos-Sánchez.