Duhet ta themi që në fillim: koleksioni i ri i Celine për pranverën 2026 ishte një surprizë e bukur. Ishte koleksioni i parë nën drejtimin e Michael Rider, dhe ai me të vërtetë solli një frymë të re, pa e humbur atë ndjesinë klasike që e bën Celine… Celine.
Ajo që na tërhoqi menjëherë ishin detajet të vogla, por me peshë.
E para, stili "prep", ai i frymëzuar nga shkollat amerikane, ishte i pranishëm kudo: pulovrat me tekstura të rënda, bluza me vija rugby, dhe ato xhaketat e kuqe që të kujtojnë uniformat e kolegjeve elitare. Por nuk ishte aspak klishe Rider e përzjeu atë stil me elegancën pariziene dhe krijoi diçka shumë më interesante.
Pastaj kemi prerjet. Kishte pantallona të gjata dhe të holla, por edhe modele më të lirshme dhe palltot! Në ngjyra të pasura si e kuqe, jeshile dhe camel, të gjitha me prerje të pastra dhe që japin një ndjesi force e qetësie njëkohësisht.
Edhe veshjet e mbrëmjes ishin të goditura fustane të zinj me grep, fustane të gjata me shkëlqim, gjithmonë të shoqëruara me xhaketa tuxedo të shkurtra. Kjo ishte mbrëmje, por me një qëndrim më të qetë, më të përditshëm
Dhe më në fund, vetë skena e sfilatës e mbajtur në Rue Vivienne, vendi ku jeton historia e Celine. Ambienti ishte intim, por i rafinuar. Rider nuk përpiqet të imitojë paraardhësit e tij si Philo apo Slimane. Ai po ndërton një gjuhë të vetën.
View this post on Instagram