Ti meriton një të dashur që kërkon që ti të jesh kaotike, me të gjitha arsyet që të zgjojnë me nxitim dhe djajtë që s’të lënë të flesh gjumë.
Ti meriton një të dashur që të bën të ndjehesh e sigurt, që mund ta përpijë këtë botë nëse ecën dorë për dore me ty.
Dikë që beson se përqafimet e tij janë një takim i përsosur me lëkurën tënde.
Ti meriton një të dashur që kërkon të vallëzojë me ty, që shkon në parajsë çdo herë që shikon sytë e tu dhe që nuk lodhet kurrë së studiuari shprehitë e tua.
Ti meriton një të dashur që të dëgjon kur këndon, që të mbështet kur ndjen turp dhe që respekton lirinë tënde.
Që fluturon me ty dhe që nuk ka frikë të rrëzohet.
TI MERITON NJË TË DASHUR QË T’I LARGON TË GJITHA GËNJESHTRAT DHE QË TË SJELL SHPRESË, KAFE DHE POEZI.
Frida Kahlo
Credits: Lola Álvarez Bravo