Renis Gjoka, këngëtari i dashur për publikun shqiptar, ka ndarë së fundmi një moment të rrallë dhe tepër të bukur nga jeta e tij personale: ai është bërë baba për herë të tretë. Përmes një postimi të ngrohtë në Instagram, artisti ka publikuar një foto ku shfaqen vajzat e tij, Aura dhe Heidi, duke mbajtur në krah vëllain e tyre të sapolindur.
Në përshkrimin e fotos, Renisi ka zgjedhur një dedikim emocional, duke e pritur të voglin e tij me fjalë që prekin zemrën:
“Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të ecësh nëpër të gjitha sfidat. Zoti të bekoftë.”
View this post on Instagram