Fifi dhe Adis Patushi, një ndër çiftet më të komentuara të viteve të fundit, duket se po kalojnë një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre. Edhe pse nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare nga asnjëri prej tyre, rrjetet sociale “flasin” më shumë sesa fjalët e pathëna.
Fifi ka ripostuar së fundmi disa video dhe citate në TikTok që lënë pak vend për interpretime të tjera përveç një dhimbjeje personale të thellë. Në një prej videove thuhet:
“Një ndër ndjenjat më të vështira për një grua është kur ajo përpiqet të flasë me një burrë lidhur me atë që e lëndon, por në vend që ai të dëgjojë shqetësimin e saj, nis të mbrojë veten.”
Një tjetër mesazh, po aq i drejtpërdrejtë, flet për frikën që djemtë kanë për të dashur një grua që ka vuajtur. Fifi ka shpërndarë gjithashtu këngë që përshkruajnë dhimbjen e një dashurie të humbur, të plagosur nga tradhtia.
Nëse mendonim se vetëm Fifi po dërgonte sinjale të trazuara, edhe Adis Patushi ka postuar mesazhe të ngjashme, të ngarkuara emocionalisht, që ngrenë pikëpyetje mbi situatën në çift. Edhe ai ka zgjedhur të mos flasë hapur, por përmbajtja që ndan është ndjeshëm introspektive dhe e lidhur me ndarjen emocionale.
Pavarësisht gjithë kësaj, as Fifi dhe as Adisi nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike që të konfirmojë ose të mohojë një ndarje apo krizë.
Që nga momenti kur historia e tyre u bë publike, pak pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 1” në vitin 2022, çifti ka qenë në qendër të vëmendjes. Martesa dhe ardhja në jetë e djalit të tyre e forcoi imazhin e një dashurie të qëndrueshme, por tani duket se tabloja po lëkundet.
Çfarëdo që të ndodhë, ajo që mbetet e qartë është se Fifi dhe Adisi po përjetojnë një periudhë jo të lehtë, dhe ndoshta, rrjetet sociale janë bërë mënyra e vetme për të folur pa folur.