Pa komplekse, e drejtpërdrejtë dhe me një shkëlqim të natyrshëm, Charlize Theron u rrëfye pa dorashka në podcastin “Call Her Daddy”, ku foli për jetën, seksin dhe lirinë që ndjen teksa afrohet me të 50-at (ditëlindja e saj është më 7 gusht).
“Në të 20-at dhe të 30-at nuk e kam shijuar kurrë seksin si tani,” tha ajo duke qeshur, kur u pyet për jetën intime dhe “dating”-un në këtë fazë të jetës. “Ka ende një paragjykim që nëse je si unë dhe je vetëm, do të thotë që diçka nuk shkon me ty. Mendojnë, ‘nëse nuk mban dot një burrë, duhet të jesh një e sëmurë’”, shtoi ajo pa dorashka.
Aktorja e njohur, e cila nuk ka qenë në një marrëdhënie të qëndrueshme kohët e fundit (historia e fundit publike ishte me stilistin Alex Dimitrijevic), u shpreh se po jeton një fazë ku ndjen lirinë e plotë ndaj vetes dhe trupit të saj: “Më pëlqen të mos i jap llogari askujt. Jam në një periudhë ku mund të them: ‘Dreqin, dua të kem një orgazëm’. Së fundmi bëra seks me një 26-vjeçar dhe ishte thjesht i mrekullueshëm!”
Charlize, aktualisht protagoniste në filmin “The Old Guard 2” në Netflix, po e përqafon jetën në mënyrën më autentike pa kompromis, me dëshirë dhe në kontroll të plotë të vetes.