Shpat Kasapi ka surprizuar me deklaratën e fundit duke mohuar zërat për ndarje. Ai ka folur për herë të parë në emisionin “Kosova Live” në T7, ku ka pranuar se po kalojnë në një krizë, por pavarësisht kësaj ai po mundohet për një ribashkim.

“Nuk jemi ndarë. Nuk e di nga dolën lajmet. Çdo çift ka një krizë a debat dhe Selvija është një tip që e shpreh me gjithë emocionin dhe ndjeshmërinë dhe pastaj pendohet. Ishte edhe duke bërë një libër, u zumë pak dhe kjo ishte historia,” u shpreh ai.