Vera 2025 ka sjellë një trend të ri të freskët dhe plot ngjyra në botën e thonjve  dizajnet me fruta të vogla! Nga luleshtrydhet dhe qershitë e deri te kivit dhe pjeshkët miniaturë, këto dekore të ëmbla kanë pushtuar rrjetet sociale dhe janë bërë zgjedhja më e preferuar për vajzat që duan një look të gjallë dhe veror.

Kombinojnë thjeshtësinë me kreativitetin. Ngjyrat e ndezura, format e lezetshme dhe atmosfera “tropikale” që sjellin janë perfekte për pushime, ditët në plazh apo edhe një kafe me shoqet. Thonjtë me fruta nuk janë vetëm të bukur, por edhe të personalizueshëm mund të përzgjedhësh frutat që të pëlqejnë më shumë dhe t’i përshtasësh me stilin tënd.