Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Pas mbërritjes së tij atje, Rama është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Edhe në këtë takim mes tyre, kryeministri nuk ka harruar të ulet sërish në gjunjë, një veprim që është bërë i zakonshëm në takimet e tij më homologen italiane. Pas këtij momenti duket se Meloni i "ka tërhequr vëmendjen" Ramës për veprimin e tij. 

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës.

Ndërkohë që do të ketë pjesmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)