Shpat Kasapi ka surprizuar me deklaratën e fundit duke mohuar zërat për ndarje. Ai ka folur për herë të parë në emisionin “Kosova Live” në T7, ku ka pranuar se po kalojnë në një krizë, por pavarësisht kësaj ai po mundohet për një ribashkim.
“Nuk jemi ndarë. Nuk e di nga dolën lajmet. Çdo çift ka një krizë a debat dhe Selvija është një tip që e shpreh me gjithë emocionin dhe ndjeshmërinë dhe pastaj pendohet. Ishte edhe duke bërë një libër, u zumë pak dhe kjo ishte historia,” u shpreh ai.
Fill pas kësaj deklarate ka ardhur një reagim edhe nga Selvija. Ajo ka ndarë një postim në InstaStory, ku shkruhet:
“Sa prej jush i kanë shpëtuar reputacionin dikujt duke mos treguar anën tuaj të historisë”?
Ky postim po shihet si një mesazh i nënkuptuar për Shpatin, duke lënë të kuptohet se Selvija mban brenda vetes shumë më tepër sesa çfarë ka thënë publikisht, por ka zgjedhur të heshtë për hir të imazhit të dikujt tjetër, ndoshta pikërisht atij që dikur ka qenë krahu i saj i djathtë.