Justin Bieber është rikthyer zyrtarisht. Vetëm pak orë pasi ngacmoi fansat me një mesazh misterioz për kthimin e tij, këngëtari publikoi "Swag", albumin e tij të parë të plotë pas katër vitesh. Me një dëshirë të dukshme për të kompensuar kohën e humbur, Bieber ka përfshirë plot 21 këngë të reja, përfshirë bashkëpunime me emra të njohur si Gunna, Sexyy Red dhe Cash Cobain.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

Shumçka ka ndryshuar për këngëtarin 31-vjeçar që nga publikimi i albumit të tij të fundit, Justice, në vitin 2021. Në vitin 2022, ai pezulloi turneun e tij botëror prej 131 datash, duke anuluar 82 shfaqjet e mbetura. “Pasi zbrita nga skena, lodhja më pushtoi plotësisht dhe kuptova që duhet të vendos shëndetin si prioritet. Kam nevojë për kohë për të pushuar dhe për t’u rikuperuar,” kishte deklaruar ai atëherë.

Gjatë kësaj kohe, në gusht të vitit 2024, Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Bieber mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Jack Blues Bieber. Kjo ngjarje e madhe në jetën e tij pasqyrohet edhe në albumin e ri, me këngë si “Dadz Love”, që shfaqet në gjysmën e dytë të projektit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

Përpara publikimit, Justin ndau në rrjetet sociale imazhe të billbordeve që promovonin albumin në qytete të ndryshme të botës. Në një prej tyre ai shfaqet përballë kamerës, ndërsa Hailey ndodhet në sfond duke mbajtur fëmijën e tyre. Në foto të tjera, ai luan me djalin e tij apo pozon krah Hailey, e cila gjithashtu ndau në Instagram Story pamje nga fushata promocionale, ku dominon fjala "Swag" dhe portrete bardh e zi të Justin me flokë të rruar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

Me “Swag”, Justin Bieber jo vetëm që i jep një tjetër faqe karrierës së tij, por edhe tregon se është gati të përballojë jetën dhe artin me një ndjeshmëri të re, më të thellë dhe më njerëzore.