Hëna e Plotë ka magjepsur njerëzimin për mijëvjeçarë. Ka frymëzuar këngë, ka ngjallur teori konspirative dhe ka qenë qendër e legjendave. Në kultura të ndryshme, ajo përfaqëson feminitetin, emocionet dhe ciklet e rilindjes. Por hëna nuk është vetëm simbolike, është esenciale për jetën në Tokë, nga ndikimi në klimë, tek lëvizja e oqeaneve e deri tek ekuilibri i aksit të Tokës.
Sipas autores Danielle Copperman, "fazat e hënës kanë ndikim të vërtetë tek njerëzit, kafshët, detet dhe klima." Nuk është rastësi që cikli menstrual i grave zgjat mesatarisht 28 ditë – njësoj si cikli i hënës.
Cilat janë fazat e hënës?
Cikli i plotë hënor zgjat 28 ditë dhe përfshin katër faza kryesore:
Hëna e Re – fillimi i ciklit, kohë për qëllime të reja.
Rritja (waxing) – hëna “mbushet” dhe simbolizon bollëk dhe energji.
Hëna e Plotë – kulm ndriçimi, reflektim dhe çlirim.
Zvogëlimi (waning) – energjia ulet, koha për të lënë pas të panevojshmen.
Çfarë ndodh gjatë Hënës së Plotë?
Në këtë fazë, hëna është më e ndritshme dhe më e madhe, pasqyron plotësisht dritën e diellit. Për shumë njerëz, kjo periudhë sjell energji të lartë ose lodhje të thellë, vështirësi në fokus apo në gjumë. Energjikisht, është koha për të ndriçuar të vërtetat, për të lënë pas atë që nuk na shërben më dhe për t'u riekuilibruar.
Rëndësia psikologjike e ritualeve
Ritualet nuk janë vetëm tradita antike, ato kanë fuqi reale psikologjike. Studimet nga Harvard tregojnë se ritualet ulin ankthin, rrisin qartësinë mendore dhe krijojnë ndjenjë komuniteti.
Shumë nga ne tashmë bëjmë rituale mirëqenieje: ditar mirënjohjeje, afirmime, tarot... Por një ritual në Hënë të Plotë ka një fuqi të veçantë –pasi sinkronizohet me ritmet e trupit dhe psikikës sonë.
Si të ndjekësh një ritual të Hënës së Plotë:
1. Frymëzim i vetëdijshëm
Ulu rehat, mbyll sytë dhe merr frymë thellë për 5-10 minuta. Lësho çdo tension me çdo nxjerrje fryme. Ky veprim të fokuson dhe të përgatit për reflektim.
2. Shtriqje të buta
Bëj disa pozicione të jogës relaksuese, si “Child’s Pose” apo “Butterfly Pose”. Qëndro në secilën për 3 minuta. Mos harro të marrësh frymë me vetëdije.
3. Pastrim i energjisë
Bëj një banjë me kripë deti, baltë apo vajra esencialë. Ose, nëse ke mundësi, një sauna infra të kuqe. Synimi është pastrimi fizik dhe qetësimi mendor.
4. Shkruaj çfarë do të lësh pas
Merr një bllok dhe shkruaj: “Çfarë nuk më shërben më?” “Çfarë dua të lë?” Mund të jenë frikëra, modele të dëmshme, marrëdhënie toksike... Thjesht, nxirri nga mendja në letër.
5. Vendos një qëllim dhe mbylle me një akt simbolik
Ndiz një qiri dhe mendo për një dëshirë të re që do ta fiksosh për javët në vazhdim – më shumë qartësi, dashuri, bollëk... Thuaje me zë. Nëse dëshiron, mund edhe ta djegësh letrën me shënimet si akt çlirimi.
Mos harroni:
Mos merr vendime të mëdha gjatë hënës së plotë. Emocionet dhe energjitë janë të larta, mund të jesh i/e paqartë.
Mos e stërmundoni trupin me aktivitete të forta, zgjidh praktika të buta e të qeta.
Jepi vetes mirëkuptim dhe butësi, Hëna e Plotë ndodh vetëm një herë në muaj, dhe është koha më e mirë për introspeksion, rritje dhe falje.