Dallgët e detit Egje këtë verë nuk përplasen thjesht mbi shkëmbinj dhe rërë të bardhë, por edhe mbi motivet ikonike të një prej emrave më të njohur të modës italiane. Missoni ka zgjedhur brigjet e Mykonosit për të hapur Resort Club-in e tij të parë në botë, një koncept i ri luksi në bashkëpunim me Cali Mykonos, një prej resorteve më të njohura të ishullit.

Kjo nuk është një hapësirë plazhi si çdo tjetër. Është një vepër arti në lëvizje, ku shezllonet, çadrat dhe çdo detaj tjetër arkitektonik ndërthuren me estetiken e Missonit zigzaget karakteristike, ngjyrat e guximshme dhe format që frymëzohen nga natyra dhe lëvizja. 

Por përtej pamjes, qëndron edhe përmbajtja. Boutique-i i ngritur brenda resortit ofron një përzgjedhje ekskluzive të veshjeve dhe aksesorëve Missoni që nuk mund të gjenden në asnjë dyqan tjetër të markës në botë. Çdo copë është e kuruar me kujdes, duke i dhënë pushuesve mundësinë të përjetojnë luksin mesdhetar në mënyrën më të rafinuar të mundshme.

Ky bashkëpunim shënon një hap të ri për Missonin, që zgjeron vizionin e tij përtej pasarelave tradicionale, duke e sjellë modën në zemër të përvojave turistike unike.