Nga pasarelat në rrugë, polka dots janë kthyer në obsesionin e vitit 2025. Me një frymë të freskët retro, ky motiv klasik po dominon modën e sezonit nga sfilatat e markave të mëdha si Balenciaga, Valentino dhe Loewe, deri te stilimet urbane të influencers në rrjete sociale.
Pikat të vogla, të mëdha, të bardha mbi të zeza apo shumëngjyrëshe po sjellin një ndjesi lozonjare dhe të sofistikuar njëkohësisht. Në një kohë kur moda po luan me kontraste midis nostalgjisë dhe eksperimentimit, polka dots janë kthyer në një simbol të balancës perfekte mes klasikes dhe të papriturës.
Çfarë i bën pikat kaq të veçanta këtë vit?
Në vitin 2025, stilistët po i trajtojnë polkat jo si detaj zbukurues, por si element që përcakton identitetin e një veshjeje. Fustanet me pika vijnë me prerje arkitektonike, këmishët kombinohen me materiale transparente, ndërsa setet dy-pjesëshe luajnë me ritmikën vizuale të pikave për të krijuar silueta të guximshme.