Në mikrofonin e Inspire, përballë Alketa Vejsiut, Ledri Vula nuk është thjesht reperi i një gjenerate, por njeriu. Babai. Ai që ka mësuar të pranojë, të japë hapësirë dhe të kuptojë se dashuria nuk është gjithmonë zotërim, por shpeshherë lirimi.
I pyetur nga Alketa për lidhjen e përfolur të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, me Erik Fullanin, Ledri flet me maturi. Nuk ka vend për ironi, as për alibi.
“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe vajza është e lumtur. Për mua, kjo ka shumë rëndësi.”