Lajmi i bukur u bë publik më 12 korrik 2025: Vanessa Hudgens, 36 vjeçe, vogëlushja e “High School Musical”, është shtatzënë për herë të dytë me bashkëshortin e saj, Cole Tucker, 29 vjeç, ish?lojtar profesionist baseballi. Pas lindjes së fëmijës së parë në korrik 2024, familja e re po zgjerohet me “Round two!!!!” – siç e shpalli vetë Vanessa në Instagram, me imazhe të ëmbla ku çiftin e shohim në të bardha .
Në një prej fotove, Cole i përkëdhel barkun, duke kapur vëmendjen e fansave dhe e gjithë bota iu bashkua urimeve të ngrohta.
Historia e tyre e ndjerë nisi në vitin 2020 gjatë një grupi meditimi në Zoom. Vanessa rrëfen: “Pas fundjava së parë së bashku, thashë: ’Mendoj se gjeta burrin e ardhshëm’ ” Ky është bekimi i dytë në familje pothuajse një vit pas ardhjes në jetë të djalit të tyre më 3 korrik 2024.
View this post on Instagram