Një lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe. Gjithashtu raportohet se lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Më pas një tjetër tërmet u regjistria në vend. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.