Ishte vetëm çështje kohe para se muzika të shndërrohej sërish në një deklaratë dashurie. Disa javë më parë, Gjesti puthi një bluzë me foton e tij dhe të Eglit, një gjest i papritur, që trazoi ndjekësit e çiftit të njohur.
Mbrëmë, Egli vendosi ta rikthente emocionin, këtë herë nga ana e saj. Para se të puthte një bluzë në skenë, ajo pyeti publikun:
“E keni bërë Part 2-shin? Unë do ta puth, se jam mësuar t’ia kthej puthjet.”
View this post on Instagram
Por, ndërsa puthjet në skenë flasin për dashuri dhe afërsi, jashtë saj, realiteti është më i ndërlikuar. Egli ka pranuar publikisht se marrëdhënia e tyre është ende një lëkundje e vazhdueshme mes afrimit dhe distancës ashtu siç ishte edhe gjatë kohës në “shtëpinë më të famshme”.