Një datë që dikur i bashkonte, sot i gjen të ndarë. Ajka, vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, festoi 7-vjetorin mes dashurisë, por pa praninë e përbashkët të prindërve.
Ashtu siç ndodh rëndom në rastet e bashkëprindërimit pas ndarjes, pritej që çifti të shfaqej i bashkuar për hir të vogëlushes. Por, Xhensila dhe Besi kanë organizuar dy festa të veçanta për Ajkën, secili në mënyrën e tij, pa asnjë shenjë bashkimi.
Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë për një raport ende të ftohtë mes tyre, pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur një profil të qetë në publik. Në fotot dhe videot e publikuara nga secili prind, mungon tjetri, ndërsa vajza duket e buzëqeshur dhe e lumtur në të dyja rastet.
Ndoshta jeta i ka ndarë si çift, por mbetet për t’u parë nëse do t’i ribashkojë herë pas here si prindër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)