Një postim nga ish-fituesi i “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti, po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur sërish zërat për një prej çifteve më të komentuar të reality show-t: Egli dhe Gjest. Me një gjuhë alegorike, por mesazhe të qarta, Kaloti hedh dritë mbi atë që ai e quan një “marrëveshje strategjike për publikun”, e jo një lidhje të sinqertë.

Sipas tij, lidhja e tyre pas përfundimit të “Big Brother VIP” nuk ishte tjetër veçse një aleancë e mirëllogaritur. Në një narrativë që tingëllon si fabul, Anaidi flet për një “plak të mençur”, i cili do t’u kishte këshilluar të ruanin unitetin pas daljes nga shtëpia, për hir të imazhit dhe projekteve që mund të rridhnin prej famës. Egli, sipas Kalotit, kishte pranuar ta ndiqte këtë rrugë, ndërsa Gjest, i përmendur nga Anaidi si “Kingi”, kishte refuzuar.

Ai shpjegon se “Kingi” ishte tashmë i përfshirë emocionalisht diku tjetër dhe nuk kishte interes të vijonte “lojën” jashtë. Lidhja me Eglin, sipas tij, ishte kthyer në diçka të sforcuar dhe të paqëndrueshme, e destinuar të binte sapo dritat e studios të shuheshin.

Në analizën e tij, Anaidi vëren se, me kalimin e kohës, rrugët e dyshes u ndanë përfundimisht: ndërsa Gjest nuk po arrinte të ruante suksesin e dikurshëm dhe përpiqej të qëndronte në qendër të vëmendjes me çdo kusht, Egli zgjodhi heshtjen dhe distancimin nga skemat mediatike. Kaloti nuk ngurron të ironizojë:
“Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë është të ngrihesh kur bie poshtë.”

Statusi i plotë

Fabula titullohet “Ra Fama nga Fiku”

Kur përfundoi Big Brother-i, një plak – jo fort i urtë – i uli në hotel “Sheraton” çiftin e momentit: Eglin dhe Kingun.
“Duhet ta ruani këtë lidhje përpara publikut,” u tha ai, “sepse ju besuan dhe ju deshën bashkë. Egli, ti mund ta ndihmosh Kingun me stërvitje, ndërsa ti, King, mund t’i bësh ndonjë këngë Eglit në studio. Rriteni bashkë dhe fitoni besimin e publikut.”

Egli pranoi, por Kingu tha JO. Ai ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që “goca të hynte shumë në valle”, sikur kishte më shumë hallin e saj se të asaj tjetres. Nuk e donte atë dhe përçmonte si një leckë të përdorur këpucësh – aq shumë, sa as për të fshirë këpucët nuk e pranonte më.

“Unë jam në majë,” thoshte Kingu, “s’kam nevojë për të.”

Plaku i dëgjoi, qeshi me mendje, jo me gojë, dhe mendoi: “Të gjithë e prekin suksesin, por i mençur është ai që di ta mbajë gjatë.”
Pastaj iu kthye Kingut:
“Më pëlqen vetëbesimi yt,” i tha. “Por mos harro, po të rrëzohesh nga kjo lartësi ku ke hypur, do të vritesh keq… dhe nuk do ta gjesh më forcën për t’u ngjitur sërish.”

Kaluan muajt. Fama u zbeh për të dy.
Kingu nuk po arrinte dot as 1/10 e koncerteve që kishte bërë një ish-fitues para dy vitesh. Egli ndërkohë kishte zgjedhur një rrugë më të qetë, larg vëmendjes, por që nuk e çoi atje ku e kishte ëndërruar.

Çfarë të bëjmë tani? – menduan.
“Le të provojmë të dukemi si zemërmirë, të takojmë të sëmurë nëpër koncerte, të luajmë rolin e njerëzve të drejtë…”
S’eci.
“Le të pështyjmë aty ku lamë pa pështyrë më parë, të bëjmë sikur po bashkohemi…”
As kjo nuk eci. Askush nuk reagoi. Harrimi po i përpinte bashkë me numrat.
Storm-i (marka) nuk ishte i kënaqur me shitjet dhe as me përzgjedhjen e Kingut si ambasador.

“Ups,” thanë, “plaku paska pasur të drejtë…”

Në përpjekjen e fundit, secili mori nga një bluzë me fytyrën e tjetrit. Në skenë, e puthën përpara publikut një Gjest për të mashtruar, këtë herë, jo vetëm publikun por edhe veten, duke shpresuar se kështu fama do të rikthehej.

Qesharake.
Askush nuk reagoi.
Askush nuk i besoi.
As ata vetë që puthën leckën me fytyrën që dikur e kishin përdorur për të fshirë këmbët.

Atëherë, plakut iu kujtua:
“Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë është të ngrihesh kur bie poshtë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anaid Kaloti (@anaid_kaloti)