Një postim nga ish-fituesi i “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti, po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur sërish zërat për një prej çifteve më të komentuar të reality show-t: Egli dhe Gjest. Me një gjuhë alegorike, por mesazhe të qarta, Kaloti hedh dritë mbi atë që ai e quan një “marrëveshje strategjike për publikun”, e jo një lidhje të sinqertë.

Sipas tij, lidhja e tyre pas përfundimit të “Big Brother VIP” nuk ishte tjetër veçse një aleancë e mirëllogaritur. Në një narrativë që tingëllon si fabul, Anaidi flet për një “plak të mençur”, i cili do t’u kishte këshilluar të ruanin unitetin pas daljes nga shtëpia, për hir të imazhit dhe projekteve që mund të rridhnin prej famës. Egli, sipas Kalotit, kishte pranuar ta ndiqte këtë rrugë, ndërsa Gjest, i përmendur nga Anaidi si “Kingi”, kishte refuzuar.

Ai shpjegon se “Kingi” ishte tashmë i përfshirë emocionalisht diku tjetër dhe nuk kishte interes të vijonte “lojën” jashtë. Lidhja me Eglin, sipas tij, ishte kthyer në diçka të sforcuar dhe të paqëndrueshme, e destinuar të binte sapo dritat e studios të shuheshin. (LEXO)

Egli ka zgjedhur të reagojë, por pa përmendur emra. Në vend të fjalëve të drejtpërdrejta, ajo ka publikuar në Instastory një thënie të fortë në anglisht:

“A queen never leaves her throne to address a peasant throwing stones”

(që në shqip do të thotë: “Një mbretëreshë nuk e lë kurrë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë”).