Ish-banori i Big Brother Vip dhe moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, së bashku me vëllain e tij janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për përfshirje në një ngjarje të rëndë.

Sipas burimeve të ‘Klan Kosovës’, dy vëllezërit kanë qenë të përfshirë në një sherr fizik me disa persona, ku si pasojë është lënduar një 29-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë dhe ka shkaktuar reagim nga autoritetet.

Policia ka nisur hetimet dhe ka ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe arrestimin e Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij. Si pjesë e këtyre veprimeve, forcat e rendit kanë bastisur shtëpinë e tyre në Obiliq, por asnjëri prej tyre nuk është gjetur në vend.

Autoritetet policore ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen dhe versionin e tyre të asaj që ka ndodhur, ndërkohë që hetimet vijojnë intensivisht.