View this post on Instagram
Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht të fejuar dhe marrëdhënia e tyre duket se po ecën shumë mirë. Por si ka nisur gjithçka?
Të dy u takuan për herë të parë në Londër, në restorantin italian The River Café. Ajo ishte aty me babanë e saj, ndërsa ai me një grup shokësh. Bashkëthemeluesi i restorantit, si një “Kupid” i përkohshëm, i prezantoi ata, duke ndjerë një kimi të mundshme mes tyre.
Më pas kaloi një vit i tërë pa takime, deri sa u ribashkuan në Los Angeles. Dua e njohu menjëherë, duke menduar me vete: “Është ai djali seksi nga River Café”. I parezistueshëm dhe inteligjent, ai i afrohet dhe e pyet se çfarë po lexonte në atë kohë.
Dua po lexonte “Trust” nga Hernan Diaz, një roman fitues i Çmimit Pulitzer 2023 për Ficcion. Për fat të mirë, Callum po lexonte të njëjtin libër. Kjo ngjarje e veçantë i solli ata më pranë.
Romani rrëfen historinë në vitet 1950 në Nju Jork, ku një magnat financiar, Andrew Bevel, pas pasurisë së tij të fituar në pasojat e Krizës së Wall Street-it në 1929, vendos të shkruajë autobiografinë e tij për të treguar të vërtetën. Një autore e re, Ida Partenza, vajza e një anarchisti italian, caktohet për këtë detyrë. Pas vdekjes së Bevel, ajo lë projektin, por pas 30 vjetësh zbulon ditarin e gruas së tij, që ndryshon rrëfimin dhe sjell në dritë anët e errëta të historisë.
Kjo histori e letrave ishte fillimi i një lidhjeje të bukur mes Dua Lipës dhe Callum Turner, duke na treguar se dashuria mund të ndizet edhe nga një libër.
Sot, ata janë fejuar dhe dashuria e tyre është bërë një histori e bukur që nis nga një takim i thjeshtë dhe një libër i përbashkët.
Siç këndon Dua, “Sezoni i stërvitjes ka përfunduar”, tani është koha për të lexuar dhe për të gjetur shpirtin binjak!