View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonathan Anderson (@jonathan.anderson)

Në debutimin madhështor të stilistit Jonathan Anderson për Dior Homme, sfilata pranverë-verë 2026 në Paris mblodhi në rreshtin e parë emra të mëdhenj si Josh O’Connor, Daniel Craig dhe Robert Pattinson. Por surpriza më e madhe e kësaj jave mode nuk ndodhi në Paris por në Los Angeles. Aty ku Rihanna, me një gjest që sfidon çdo protokoll të stilit, vendosi që të parët që do vishnin look-et e reja të Dior të ishin… dy fëmijët e saj.

Riot Rose Mayers (2 vjeç) dhe RZA Athelston Mayers (3 vjeç), fëmijët e këngëtares dhe ikonës së modës Rihanna dhe reperit A$AP Rocky, u shfaqën në tapetin e kuq të premierës së filmit të ri “The Smurfs” ku Rihanna dublon zërin për personazhin e Puffetta me veshje të frymëzuara drejtpërdrejt nga koleksioni i freskët Dior Homme SS2026.

Riot kishte veshur një “Bar Jacket” në ngjyrë jeshile pylli të kombinuar me pantallona të bardha cargo, ndërsa RZA kishte veshur një set të personalizuar me ngjyra të harmonizuara nga një prej look-eve më të spikatur të sfilatës. Miniatura, por me të gjithë elegancën dhe finesën e një koleksioni haute couture.

Ndërkohë, Rihanna, gjithmonë një hap para trendeve, ishte veshur me një fustan prej kadifeje ngjyrë çokollatë nga koleksioni Saint Laurent Vjeshtë/Dimër 2025. Me një siluetë të butë dhe një fjongo jeshile ulliri që theksonte belin, fustani nxirrte në pah me hijeshi edhe barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë së saj së tretë.

Me këtë dalje, Rihanna nuk bëri vetëm një paraqitje të paharrueshme familjare, por edhe një statement mode që tejkalon kohën: stili nuk ka moshë. Dhe kur fëmijët vishen të parët me Dior, nuk është më thjesht modë është histori.

Vetë Jonathan Anderson nuk e la këtë moment pa e përjetësuar në Instagram, duke postuar foton e vogëlushëve me mbishkrimin:
“Riot and RZA – just the cutest.”

Kush do ta kishte menduar? “New Look”-u i Dior këtë herë nuk rifillon nga pasarelat e Parisit, por nga buzëqeshjet e dy ikonave të vogla që ndoshta, pa e ditur ende, sapo kanë shkruar një kapitull të ri në modën e fëmijëve.