E vërteta është kjo: shumë prej nesh konsumojnë shumë më tepër sheqer sesa duhet. Ndonëse sasia maksimale e rekomanduar ditore është 9 lugë çaji, një i rritur mesatar konsumon rreth 17 lugë çaji në ditë. Dhe shpesh, pa e ditur fare.
Kjo ndodh sepse sheqeri fshihet pas emrave të ndryshëm në etiketat e ushqimeve. Mbi 60–80% e produkteve të ambalazhuara nëpër dyqane përmbajnë sheqer të shtuar. Jo vetëm në biskota apo çokollata, por edhe në salca, supa, drithëra dhe salca të kripura, duke u maskuar si “fructose”, “sucrose” apo “corn syrup”.
Për fat të mirë, ka alternativa natyrale që ofrojnë ëmbëlsi pa luhatje të glukozës në gjak. Ja cilat janë 5 më të mirat, së bashku me indeksin e tyre glicemik (GI), një njësi që mat sa shpejt rritet niveli i sheqerit në gjak (nga 0 deri në 100, ku 100 është glukoza e pastër).
1. Shurupi i agaves – GI 15
Nxirret nga bima agave – e njëjta që përdoret për të bërë tekilën – dhe është shumë më i butë për glukozën sesa sheqeri i bardhë. Ka një teksturë të rrjedhshme dhe përdoret lehtësisht në pije, ëmbëlsira, salca apo sallata.
2. Mjaltë i papërpunuar – GI 55
Një alternativë me aromë dhe vlera natyrale, sidomos nëse zgjidhni mjalta terapeutikë si Manuka. Mjalti është i pasur me antibakterialë dhe antioksidantë dhe mund të përdoret si në mëngjes ashtu edhe për të qetësuar fytin apo për të shëruar plagë të vogla.
3. Sheqeri i kokosit – GI 35
I nxjerrë nga lëngu i luleve të palmës së kokosit, ky sheqer është më pak i përpunuar dhe i pasur me inulin – një fibër prebiotike e mirë për tretjen. Me aromën e tij karamelizuese është ideal për pastiçeri dhe receta me shije të veçantë.
4. Monk fruit – GI 0
250 herë më i ëmbël se sheqeri i zakonshëm, por me zero kalori dhe zero karbohidrate. E përkryer për ata që duan të shmangin glukozën, pasi përmban mogroside – komponime që nuk ndikojnë në sheqerin në gjak. Ideal për diabetikët ose për dieta low-carb.
5. Shurupi i hurmave (dates) – GI 47
Hurmat njihen si “karamelet e natyrës”. Me një indeks glicemik të moderuar dhe të pasur me kalium, magnez, hekur, fibra dhe antioksidantë, shurupi i tyre është një ëmbëlsues i shëndetshëm që jep energji të qëndrueshme dhe ndihmon në tretje.
Çelësi nuk është privimi, por ndërgjegjësimi dhe zgjedhja e alternativave që i shërbejnë trupit tonë. E pra, jeta është e shkurtër dhe nuk ka pse të jetë pa shije. Por le të jetë një ëmbëlsi e zgjuar, ajo që të ushqen, jo që krijon varësi.