Pas zhurmës rreth konservave të saj të famshme, Meghan Markle është gati të sjellë në treg një tjetër produkt nga marka e saj e re, As Ever, e mbështetur nga Netflix: një verë rosé, që pritet të bëhet një tjetër sensacion.

Ndërsa faqja zyrtare e markës po përgatitet për një tjetër lançim, kavanozët me reçel kajsie po mbërrijnë nëpër shtëpitë e klientëve në gjithë SHBA-në, dhe jo pa polemika. Edhe pse Meghan ka deklaruar se gjithçka nisi nga recetat shtëpiake që ajo përgatiste vetë, tabloidët britanikë kanë nxjerrë në pah që prodhimi aktual ndodh në Illinois, mbi 3000 kilometra larg rezidencës së saj në Montecito.

Sipas Mail on Sunday, produktet e As Ever (reçel dhe çajra) përpunohen nga kompania Republic of Tea, ndërsa përbërësit përfshirë manaferrat vijnë nga një furnizues kalifornian, ende anonim. Vera rosé, sipas të njëjtave burime, prodhohet në bashkëpunim me kantinën Fairwinds Estate në Napa Valley. Për momentin, përfaqësuesit e dukeshës nuk kanë dhënë asnjë koment për Vanity Fair.

Në një intervistë për Fortune në prill, Meghan theksoi se të gjithë produktet e saj realizohen brenda SHBA-ve, por hollësitë mbi procesin e prodhimit vazhdojnë të mbeten të paqarta. Mirror ka raportuar se dukesha është në kërkim të furnitorëve të rinj për markën e saj.

Nuk është hera e parë që Republic of Tea bashkëpunon me brende të mëdha , në vitin 2022, kompania kishte lançuar një linjë çajrash për të promovuar serialin Bridgerton të Netflix. Kjo e bën bashkëpunimin me Meghan më pak surprizues, edhe pse tabloidët kanë shfrytëzuar çdo detaj për ta bërë lajm.

Ideja e një marke të stilit të jetesës u përfol për herë të parë në fillim të vitit 2024, kur Meghan nisi t’u dërgonte miqve dhe të njohurve kavanozë me reçel luleshtrydhesh të bërë në shtëpi. Disa prej tyre përfshirë Mindy Kaling, Kris Jenner dhe Chrissy Teigen e ndanë dhuratën në Instagram. Fillimisht, emri i kompanisë ishte menduar të ishte American Riviera Orchard, por Meghan e ndryshoi për të mos u kufizuar nga një emërtim gjeografik.

Kur As Ever u fut në shitje në prill 2025, reçeli i parë që u lançua ishte ai me boronica. Në një bisedë me themeluesen e It Cosmetics, Jamie Kern Lima, Meghan shprehu dëshirën për të lançuar më shumë shije:

Në fillim të këtij muaji, një kavanoz me reçel kajsie u bë shija e re e markës dhe ngjalli komente të përziera. Një prodhuese amerikane marmellate, Donna Collins, tha për Daily Mail:

“Është zhgënjyese që Meghan po shet një conserva spalmabile – zakonisht kështu quajmë një reçel që nuk ka zier mirë. Mund të ketë përbërës të shkëlqyer, por kur më del e hollë, vetëm i ngjis një etiketë sipër.”

Për sqarim, në SHBA, dallimi mes “marmellatë”, “reçel” dhe “conserva spalmabile” përcaktohet nga përqindja e frutës dhe e sheqerit. Sipas FDA, marmellata duhet të përmbajë të paktën 55% sheqer dhe 45% frut. Një përmbajtje më e ulët sheqeri sjell një teksturë më të lëngshme.

Në një episod të podcastit With Love, Meghan, vetë dukesha e pranoi:

“Teknikisht, nuk mund ta quaj marmellatë sepse nuk ka sasi të barabartë sheqer e frut. Por nuk më pëlqen të humbas aromën e frutës në mes të sheqerit.”

Në faqen e saj zyrtare, As Ever e përshkruan reçelin e ri të kajsisë si një “teksturë e butë me një ëmbëlsi të lehtë, që thekson shijen intensive të kajsisë”. Vanity Fair testoi një nga kavanozët dhe – edhe pse konsistenca ishte paksa e hollë shija u vlerësua për freskinë e saj të frutshme.

Meghan e di mirë që po prodhon një reçel ndryshe, madje ka ironizuar veten gjatë një interviste në podcastin Aspire With Emma Grede. Pasi foli për sfidat e njëkohshme mes programit televiziv, podcastit dhe markës së stilit të jetesës, tha me humor:

“Së shpejti, e vetmja gjë që dua të bëj është... të lyej një fetë buke me reçel.”