View this post on Instagram
Në tapetin blu të premierës së filmit të animuar “The Smurfs” në Los Angeles, sytë nuk ishin vetëm te Puffeta, personazhi të cilit i jep zë Rihanna, por te vetë ylli botëror, që këtë herë erdhi e shoqëruar nga dy djemtë e saj, RZA dhe Riot. E buzëqeshur dhe rrezatuese, këngëtarja dhe sipërmarrësja 37-vjeçare ndau një moment të veçantë familjar në Paramount Studios.
Para shfaqjes, Rihanna ndau emocionet e saj me mediat:
“Jam shumë e emocionuar për mbrëmjen e sotme. Do ta shohim filmin për herë të parë së bashku, në versionin e tij të plotë. Do të jetë shumë argëtuese.”
Me RZA-n 3 vjeç dhe Riot-in gati 2, në krahët e saj, artistja nuk i fshehu emocionet e të qenit nënë. Kur gjatë eventit takuan Gjigantin Blu të famshëm vetë Babai i Smurfëve vogëlushët dhuruan buzëqeshje që bënë xhiron e rrjetit.
E pyetur për ndjenjat e djemve të saj ndaj ardhjes së një vëllai apo motre, Rihanna u përgjigj:
“Janë shumë të lumtur.”
Sa i përket gjinisë, ajo mbeti misterioze:
“Do ta merrni vesh kur të vijë koha. Por unë gjithmonë kam dashur një vajzë.”
Dhe për emrin? Rihanna la të kuptohet se do të vijojë tradita:
“Sigurisht që do të fillojë me ‘R’. Tashmë është bërë traditë. Dhe është e vetmja gjë për të cilën unë dhe Rocky nuk kemi asnjë debat.”
Ndryshe nga premiera në Bruksel, ku ajo u shfaq përkrah partnerit të saj A$AP Rocky, këtë herë në Los Angeles, Rihanna zgjodhi të jetë vetëm me dy “fansat” e saj më të mëdhenj, djemtë.
Në këtë fazë të jetës, Rihanna duket se ka gjetur qendrën e saj në amësi. Kohët e fundit, ajo ka ndarë momente intime të përditshmërisë së saj familjare në rrjetet sociale duke publikuar, ndër të tjera, një foto të RZA-s me një libër frëngjishteje në dorë. Rocky e komentoi me krenari: “RZA po mëson frëngjisht.”
Nëse dikur Rihanna dominonte skenat me zërin e saj, sot ajo po i dominon me rolin më të rëndësishëm të jetës: atë të një nëne, që ndërkohë mbetet po aq e fuqishme në artin e saj, edhe kur është në pritje të ëmbël.
View this post on Instagram