Artisti vizual Marius Troy prezanton The Shell, një seri mbresëlënëse formash arkitektonike të krijuara me inteligjencë artificiale, të menduara si strehë për larje rituale. Me lakimet e saj të buta dhe struktura që ngjajnë si të sjella nga deti apo ëndrra, çdo guaskë bëhet një ftesë për prekje, qetësi dhe rikthim në formën organike të qenies.

Një guaskë për t’u larë? Sigurisht që e duam.

Troy, i njohur për punët e tij që sfidojnë kufijtë mes realitetit dhe imagjinatës përfshirë bashkëpunime me emra si Nike, Dior dhe Dolce & Gabbana tani e çon vizionin më tej në një dimension të ri: arkitekturën e imagjinuar. Përmes gjenerimit vizual me inteligjencë artificiale, ai krijon një hapësirë liminale ku trupi, ideja dhe poezia e formës bashkohen. The Shell është një homazh për larjen si rit, si përjetim estetik dhe si kthim te vetja.